Flash News

KRYESORE

Karantinimi rrit numrin e vrasjeve brenda familjes në Britani

Karantinimi rrit numrin e vrasjeve brenda familjes në Britani

Izolimi në Britani nuk është pritur mirë.

Britania është zyrtarisht në javën e dytë të karantinimit si masë parandaluese për përhapjen e Covid 19.

Java e dytë e karantinimit ka sjellë rritje të numrit të vrasjeve në familje, pasi 9 persona kanë humbur jetën, raportin Dailymail.

Në një banesë në Sussex u gjetën të vrarë katër persona, pas lajmit për një grua të vrarë nga burri i saj në Uellsin Jugor

Po ashtu edhe një infermiere u gjet e vrarë me thikë në South Yorkshire ndërsa 3 anëtarë të një familje u gjetën të vdekur në një akt vrasje e më pas vetëvrasje nga kryefamiljari.

Në Britani deri tani janë konfirmuar 22141 të infektuar me Covid 19, ndërsa numri i viktimave është 1408.

Burimi: Daily Mail

Të fundit