Flash News

KRYESORE

Kërcënimi më i madh për BE-në në 2018 ka qenë terrorizmi

Kërcënimi më i madh për BE-në në 2018 ka qenë

Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) raporton se në vitin 2018, terrorizmi ka qenë kërcënimi madhor për sigurinë e vendeve të BE-së.

Gjatë vitit të shkuar, trembëdhjetë njerëz janë vrarë nga sulmet terroriste në Evropë, ndërsa strukturat e zbatimit të ligjit në kontinent kanë zbuluar rreth 16 komplote të xhihadistëve.

Europol thotë se gjatë këtij viti janë arrestuar 1056 persona si të dyshuar për vepra terroriste.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë raportuar se në territoret e tyre ekzistojnë komunitete të radikalizuara, disa nga të cilat përfshijnë të kthyerit nga zonat e konfliktit në Irak dhe Siri, të cilët janë të përfshirë në aktivitete të rekrutimit dhe propagandës. Megjithatë, aktivitete terroriste janë vërejtur rrallë.

Raporti thotë se qindra qytetarë evropianë, duke përfshirë gratë dhe të miturit, kryesisht të moshës shumë të re, mbeten në paraburgim në zonat e konfliktit në Irak dhe Siri.

Raport thekson se ekziston një shqetësim i vazhdueshëm që individët me prejardhje kriminale, përfshirë edhe ata që aktualisht janë të burgosur, janë të cenueshëm ndaj indoktrinimit dhe mund të angazhohen në aktivitete terroriste.

Të fundit