Flash News

KRYESORE

Kërkohej për plagosje, arrestohet në lokal 23-vjeçari nga Tirana, në çantë iu gjet pistoleta me 5 fishekë

Kërkohej për plagosje, arrestohet në lokal 23-vjeçari nga

Policia e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim disa vepra penale.

Në saj të operacionit "Aleati", u arrestua Albert Gjonpalaj 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Sipas policisë, në momentin e kapjes në një lokal në rrugën "Teodor Keko", kishte me vete në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 5 fishekë luftarakë.

“Në momentin e kapjes në lokal, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia, këtij shtetasi iu gjet në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë me 5 fishekë luftarakë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale ''Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit''.

Shtetasi A. Gj, më 13.05.2018, në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. B., i cili ka mbetur i plagosur”, sqaron polica.

Të fundit