Flash News

KRYESORE

Kërkoi 100 euro për të lejuar kalimin në Itali, në pranga polici kufitar në Vlorë

Kërkoi 100 euro për të lejuar kalimin në Itali, në

Në kuadër të operacionit “Blue border”, policia e Vlorës ka goditur një rasë ta korrupsionit pasiv.

Në pranga ra shtetasi Bledar Shele, 39 vjeç i cili ishte në funksionin e policit kontrollor në Stacioni e Policisë Kufitare Porte Vlorë.

Dyshohet se polici kufitar i kërkoi 100 euro një shtetasi për ta lejuar të kalonte në Itali pasi 39 vjeçari pretendonte se nuk i përmbushte kriteret për të udhëtuar në zonën Shengen.

Gjatë kontrollit të personit, mësohet se në cilësinë e provës materiale iu gjendën 100 euro të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Të fundit