Flash News

KRYESORE

Kim Mehmeti: Prishja e restorantit të Kokëdhimës zbuloi se si funksionon drejtësia e Edi Ramës 

Kim Mehmeti: Prishja e restorantit të Kokëdhimës zbuloi se si

Shkrimtari Kim Mehmeti në një Koment të botuar në Politiko.al shtjellon rastin e fundit të përfshirjes së prokurores Speciale maqedonase në një aferë korruptive dhe se si kjo nuk habit askënd në Maqedoni. Sepse, sipas shkrimtarit, të gjithë i dinë lidhjet e krimit me shtetin. Duke folur për funksionimin e shtetit, Mehmeti sjell rastin e prishjes së një restoranti në Jug të Shqipërisë pas një incidenti të pronarit të tij me turistët spanjollë.

Shkruan Mehmeti:

Më në fund, se si funksionojnë shtetet si Maqedonia, Kosova e Shqipëria, më së miri e shpjegon rrënimi i restoranit ‘Panorama’ në Porto Palermo, i cili do mund të punonte deri në fund të sundimit të ‘Rilindjes’, po qe se pronari i tij nuk do i terrorizonte turistët spanjoll. Rast që shpalos të vërtetën se në këto vende, kriminelët dhe të jashtëligjshmit nuk e pësojnë atëherë kur e shkelin dhe pse e shkelin ligjin, por kur i rrezikojnë karrierat e padronëve të tyre politik, kur e shpalosin sekretin si funksionon drejtësia nëpër këto banana-shtetet, në këto vende ku institucionet shtetërore nuk e kanë qëllim zbatimin e ligjit, por mbulesën e rrugaçërisë dhe nëntokës kriminale politike.

Të fundit