Flash News

KRYESORE

KLP: Tre prokurorë garojnë për postin e kreut të SPAK-ut

KLP: Tre prokurorë garojnë për postin e kreut të SPAK-ut

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) njoftoi se për postin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) garojnë tre kandidatë. Ata janë prokurorët Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani.

Aplikimet nisën më datën 26 nëntor 2019 dhe përfunduan ditën e sotme.

“Në afatin të përcaktuar nga Këshillit të Lartë të Prokurorisë , thirrjes për shprehje interesi janë përgjigjur tre kandidatë, Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani. Ata kanë dorëzuar pranë Këshillit letrën e motivimit në të cilët shprehet motivimi për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, letrën mbështetëse (shpjeguese) për standardet 1,2,3,4,5,7 të parashikuar në metodologjinë e miratuar me vendim të KLP nr.237, datë 25.11.2019 (publikuar në faqen zyrtare të Këshillit) dhe vizioni ose planin të besueshëm për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv sipas standardit 6 të metodologjisë.”, thuhet në njoftimin e KLP-së.

Të fundit