Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Koalicion me Albin Kurtin? Haradinaj i prerë: Asnjë komunikim, ai është mashtrues
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së sotme me qeverinë ka dhënë një deklaratë për mediat.
Teksa është pyetur nga gazetarët mbi mundësinë e një koalicioni me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Haradinaj ka thënë prerë se nuk ka asnjë komunikim me të.
Ai sqaroi se AAK e ndjen veten në opozitë pasi ashtu vendosën qytetarët me votën e tyre.
“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen e as z.Kurtin për bashkëqeverisje.
Unë e kam deklaruar se projekti që paraqet z.Kurti është mashtrim edhe vetë zotin Kurti e kam quajtur mashtrues sepse bindja ime ka qenë se qasja e tij ndaj temave dhe realitetit të jetës nuk përputhet dhe nuk qëndron ashtu, por qytetari ka vendosur dhe ne jemi opozitë por nuk kemi pasur kujt ti bëjmë opozitë, pasi që nuk kemi ende qeveri”, ka thënë Haradinaj.
Kujtojmë se së fundmi, Haradinaj dha dorëheqjen edhe si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë lëvizje e arsyetoi për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe shtoi se deri në Kuvendin e ri të AAK-së do të jetë vetëm ushtrues detyre i kryetarit.