Flash News

KRYESORE

Kosova largon rrezikun rus, pas presionit KE zgjedh si raportues Peter Beyer

Kosova largon rrezikun rus, pas presionit KE zgjedh si raportues Peter Beyer

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin evropian do të jetë Peter Beyer. Kështu vendosi sot Komiteti për Çështje Politike i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në Kosovë procesi i përzgjedhjes u ndoq me vëmendje, ndërsa institucionet vendase i trembeshin faktit se mos këtë detyrë e merrte Aleksei Kondratev, i cili akuzohet për lidhje të forta me Rusinë.

Autoritetet në Kosovë e kishin bërë të qartë se do të refuzonin çdo bashkëpunim me të nëse do të zgjidhej. Ndërkohë, mbi 40 organizata të shoqërisë civile në Kosovë i bënë thirrje Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike që të mos ta emëronin atë në këtë detyrë.

Në mediat kosovare u shkrua  madje se Kondratev ishte përfshirë në një incident në Kosovë në vitin 2001, kur shërbente si pjesë e kontingjentit rus në kuadër të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare.

Ndërkohë, raportuesi i ri për Kosovën, Peter Beyer është deputet i parlamentit gjerman nga radhët e demokristianëve të kancelares Angela Merkel.

Ai njihet për qëndrimet e tij kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe ka bërë thirrje më parë , që Bashkimi Evropian të emërojë një të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi.

Të fundit