Flash News

KRYESORE

Kosova shpall non-grata fituesin e Nobelit në Letësi, Peter Handke

Peter Handke, i cili fitoi çmimin Nobel në Letërsi shpallet person non-grata në Kosovë.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli.

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, shkruan Pacolli.

 

 

 

 

 

Kujojmë se Peter Handke njihet si përkrahës i zjarrtë i Millosheviçit. Handke përkrahu Millosheviçin gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990.

Akademia e Shkencave të Kosovës ka kërkuar që të anulohet Nobeli për Handken.

Të fundit