
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
Fitorja e Kurtit, analistja Emini për Politiko: Kosova s'ka nevojë për një Shqipëri që hidhet në aventura të sponsorizuara nga Serbia

Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm zgjedhjet më 14 Shkurt duke i hapur kështu rrugën për të formuar qeverinë e re.
Fitorja e Albin Kurtit ka ngjallur reagime të shumta edhe në Tiranë, ndonëse nga sondazhet dhe situata e krijuar në Kosovë, kjo fitore ishte e pritshme.
Por si erdhi kjo fitore pas zgjedhjeve të cilësuara si ‘model’ për Shqipërinë dhe më gjerë dhe si pritet të jenë raportet me Tiranën, Beogradin dhe vetë Prishtinën nën drejtimin e Albin Kurtit, disa muaj pas akuzave të Gjykatës Speciale në Hagë për disa udhëheqës të UÇK-së?
Këto dhe të tjera pikëpyetje i shtjellon për Politiko drejtoresha ekzekutive e Civikos, njëherësh analistja e njohur në Kosovë, Donika Emini.
Emini thotë pse Kosova veçohet në Rajon për zgjedhje me standarde, ndërsa ndalet gjatë në pritshmëritë që do kenë dy qeveritë Kosovë-Shqipëri, ndonëse kjo e fundit shkon vetë në zgjedhje pas dy muajsh.
Nisur nga sondazhet dhe situata e krijuar në Kosovë, fitorja e Vetëvendosjes ishte paralajmëruar në një farë mënyre. Si erdhi kjo fitore e Albin Kurtit?
Fitorja e Albin Kurtit është rezultat i një procesi të gjatë të konsolidimit të lëvizjes e partisë, si dhe reziliencës së kësaj partie gjatë qëndrimit në opozitë.
Pra, Vetëvendosje arriti që nga një lëvizje sociale të bëhet forcë kryesore politike në Kosovë. Shumë elementë kanë ndikuar në këtë rezultat.
E para, profili i Kurtit si lider politik i cili rrugëtimin e tij politik e filloi që nga demonstratat e studentëve për të vazhduar një angazhimin pas lirimit të tij nga burgu.
E dyta, Kurti (në bashkëpunim me Osmanin) shihen si shpresë e fundit për Kosovën, si dy liderët politik progresivë dhe të pakorruptuar – ndryshe nga elita e vjetër politike.
E treta, ndëshkimi për një elitë e cila ka keq-qeverisur dhe ka keq-menaxhuar Kosovën në 20 vitet e fundit.
Gjithashtu, kjo votë është edhe hakmarrje e qytetarëve ndaj elitës së vjetër politike për mënyrën se si Kurti u rrëzua në mars 2020 në fillim të pandemisë gjatë ditëve më të vështira të vendit, si dhe trajtimi i Osmanit nga partia e saj me rastin e përjashtimit të saj nga partia në mënyrë të orkestruar.
Në Tiranë procesi zgjedhor në Kosovë është cilësuar shembull dhe leksion demokracie për politikën në Shqipëri, sa i takon mënyrës se si u zhvilluan. Pse këto situata krejt të ndryshme Shqipëri-Kosovë, degë të të njëjtit trung?
Kosova dhe Shqipëria janë zhvilluar në trajektore të ndryshme. Kosova gjithmonë ka pasur një masë solide kritike, shoqëri civile vibrante, media pluraliste, dhe kjo normalisht ka krijuar hapësira për krijimin e forcave të reja politike që kanë sfiduar elitën e vjetër politike.
Në anën tjetër, Kosova ka qenë shembull për organizimin e zgjedhjeve të mirëfillta që kanë kaluar edhe testet e monitoruesve ndërkombëtar. Kjo është indikator i pjekjes politike dhe një kulture demokratike që e veçon Kosovën nga vendet e rajonit.
Ndryshe nga Kosova, në Shqipëri partitë ekzistuese kanë mbytur mundësinë për alternativa të reja politike në vend. Një votues në Shqipëri nuk është se nuk e do ndryshimin – sepse kjo po shpërfaqet gjithnjë e më shumë sidomos gjatë procesit të fundit zgjedhor në Kosovë – mirëpo votuesi Shqiptar në Shqipëri nuk ka alternativë tjetër përveç se dy partive politike që kanë kapur dhe shkatërruar vendin gjatë kohës sa kanë qenë në qeverisje, dhe një partie që ka ndihmuar procesin e kapjes së shtetit duke shërbyer si ‘king-maker’
Të gjendur në një situatë të tillë, mundësitë për ndryshime janë minimale, këtë situatë me qëllim e kanë mbajtur partitë politike për të mbytur vendin duke ruajtur kështu interesat partiake dhe individuale, duke kultivuar një sistem që varet nga oligarkët dhe duke mbytur procesin e stërzgjatur të demokratizimit të vendit.
Kapja e shtetit sot në Shqipëri e ka ngulfatur shoqërinë civile dhe median, këto janë indikatorët kryesor të kapjes së shtetit. Rama sic duket është duke përcjellur me përpikëri Vucic nga Serbia që kapjen e shtetit e ka perfeksionuar.
Ç’pritet të ndodhë me Beogradin, Tiranën dhe Prishtinën me Albin Kurtin kryeministër?
Jo veç me Kurtin, mirëpo në shumë raste edhe me Thacin (mikun e Ramës) ka pasur fërkime kur ka qenë fjala raporti i çuditshëm që Rama ka krijuar me Vucic duke qenë komplet jo senzitiv ndaj cështjes se Kosovës. Rama ka bërë mjaft dëm duke e krijuar dialogun Shqiptaro-Serb duke anashkaluar Kosovën dhe duke e relativizuar problemin e Kosovës në mes.
Çka do të duhet të ndodhë është bashkëpunimi i fuqishëm Kosovë-Shqipëri për të krijuar një forcë të re në Ballkan. Kosova dhe Shqipëria sipas Kurtit do të jenë dy shtete shqiptare në rajon që kanë bashkëpunim të konsoliduar dhe që ndihmojnë njëra-tjetrën në sfidat përgjatë rrugëtimit tonë drejt BE-së.
Kosova ka nevojë për një Shqipëri mbështetëse në dialog dhe jo një Shqipëri që hidhet në aventura politike të rrezikshme të sponsorizuara nga Serbia – pa kuptuar dëmin që mund t’i bëj Kosovës.
Çka ka për të ndodhur varet shumë nga egoja e Ramës dhe Kurtit. Qartazi këta të dy kanë probleme fondamentale më njëri-tjetrin dhe jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për frikën që Rama e ka nga një zgjerim potencial i Vetëvendosjes në Shqipëri përmes kësaj fryme të nevojshme për ndryshim.
Në aspektin rajonal, Kosova, Shqipëria, dhe Serbia do të duhej të bashkëpunonin në kuadër të nismave rajonale të inicuara nga BE dhe të krijojnë kushte të favorshme njëra-tjetrës për zhvillim dhe progres drejt BE-së.
Analistët kanë komentuar se problem kryesor mbetet posti i presidentit, sepse nëse nuk zgjidhet vendi do të shkojë sërish në zgjedhje. Sa ekziston realisht ky rrezik dhe a shihet Vjosa Osmani si presidente ‘zyrtare’ e Kosovës?
Ende është herët për të dhënë një opinion në këtë drejtim. Kurti dhe Osmani, megjithatë, kanë një pozitë të favorshme politike për shkak të shumicës së fituar dhe për faktin se partitë tjera nuk e kanë luksin që të bllokojnë presidentin sepse nuk janë të gatshme për zgjedhje në këtë gjendje që janë – krizë totale pas debaklit në zgjedhje.
Pritet një periudhe negociuse në mes të partive politike ku AAK dhe PDK shihen më potencial për një bashkëpunim të mundshëm, mirëpo kjo është herët për tu konstatuar sepse rezultatet ende nuk janë certifikuar.
Së shpejti edhe Shqipëria shkon në zgjedhje. Si do të jenë raportet Kosovë -Shqipëri me qeverisjen Kurtit ?
Kurti ka shprehur vullnet politik për një bashkëpunim më dinamik me Shqipërinë. Kjo është shpërfaqur në fushatë ku gjithmonë ka potencuar nevojën e implementimit të marrëveshjeve ekzistuese në mes të dy vendeve si dhe bashkëpunim më të thellë të politika rajonale dhe ndërkombëtare. Fërkimet në mes të Ramës dhe Kurtit kanë qenë evidente, kjo për Mini-Schengen dhe për Dialogun Kosovë- Serbi.
Mbetet të shihet se si Rama reagon ndaj ri-kthimit të Kurtit në fuqi (sidomos pas shkuarjes së Thacit në Hagë) si dhe se si do të navigojë në raport me Serbinë sidomos tash kur procesi do të zhvillohet me rregulla të reja në Bruksel dhe jo nga administrate Trump.
Kosova dhe Shqipëria bashkëpunimin e kanë imperative në mënyrë që të kenë sukses në rajon dhe në proces të integrimeve në BE. Gjithashtu, bashkëpunimi do të ndihmonte dhe do të kontribuonte pozitivisht dhe në jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.
Mbetet të shihet se si do të zhvillohen këto marrëdhënie pasi të qartësohen gjërat në Kosovë, dhe se si do të performojë Rama në zgjedhje.
Intervistoi: S.Furriku/ Politiko.al
Të fundit



Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40

