Flash News

Kosova

Këshilli i Ministrave të BE-së miraton liberalizimin e vizave për Kosovën

Këshilli i Ministrave të BE-së miraton liberalizimin e vizave

Këshilli i Ministave të Bashkimit Evropian ka miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit.

Më 12 janar, Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, që shkurt njihet edhe si LIBE, i Parlamentit Evropian, votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Më 14 dhjetor të vitit të kaluar, Ambasadorët e BE kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Institucionet e BE-së ranë dakord që kërkesa për të lëvizur viza për Kosvën do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.

Sipas rregullave, mbajtësit e pasaportave të Kosovës që udhëtojnë në BE pa viza, do të mund të qëndrojnë për 90 ditë, në çdo periudhë 180 ditore.

Të fundit