Flash News
Vodhën picerinë në Durrës, përfundon në pranga 24-vjeçari
Gjykata dënon me 5 vite burg kreun e Njësisë Administrative në Lezhë, për kultivim kanabisi
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Resinoc të Lipjanit në Kosovë, një 20-vjeçar dyshohet se ka goditur qëllimisht me makinë babain dhe vëllanë dhe më pas të njëjtit ka tentuar t’i sulmojë me një kaçavidë, raportojnë mediat e Kosovës.
Sipas mediave të Kosovës, mosmarrëveshja mes palëve ka vazhduar edhe në afërsi të stacionit policor në Lipjan, ku G.Sinani dyshohet se pasi goditi me veturë babanë dhe vëllain ka tentuar që njërin prej tyre ta godas edhe me kaçavidë. Për të futur situatën në kontroll kanë reaguar Policia, me ç’rast njëri prej zyrtarëve policorë ka shtënë me armë në ajër dhe kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin.
Viktimat janë dërguar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. I dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë, teksa njësitë policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.