Flash News
Video/ Braçe mësyn pa leje te “Sterilizimi”, fyen dhe ofendon deputetn e PD
"Kush je ti mo"/ Tensione te Komisioni i Shëndetësisë, Vokshi përplaset me Ndrecën
Garda ndalon opozitën të futet në Komisionin e Sterilizimit
Sherr me thika në Shkozë, plagoset një person
Nuk deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove Fatos Tushen
Përleshje të reja kanë ndodhur mes serbëve dhe KFOR-it në Zveçan. Kështu bëjnë të ditur gazetarët e T7 që ndodhen në terren.
“Para pak minutash qytetarët serbë kanë sulmuar edhe një herë ushtarët e KFOR-it. Drejt tyre u hodhën molotov dhe fishekzjarre e shok-bomba. Gjatë tërë ditës në Zveçan ka pasur kërcënime ndërsa në orën 4 protestuesit janë larguar, fillimisht”, tha gazetari i T7, Unitet Berisha.
“Në momentin kur filloi përleshja, ishin ushtarët e KFOR-it që urdhëruan mediat që të largohen nga zona”, shtoi ai.
Ndërkohë protestuesit serbë në Zveçan kanë paralajmëruar protestë më të madhe nëse Policia e Kosovës dhe KFOR-i nuk largohen deri të mërkurën nga objektet komunale.