Flash News

KRYESORE

Kosovë/ Ministrja gjermane e Mbrojtjes i frikësohet ndikimit rus e kinez në Ballkan

Kosovë/ Ministrja gjermane e Mbrojtjes i frikësohet ndikimit rus e

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer deklaroi se Ballkani Perëndimor  rrezikohet nga rritja e ndikimit të Rusisë dhe Kinës. Kramp-Karrenbauer vizitoi në fillim Kroacinë ku takoi homologen Damir Kërstiçeviç e më pas udhëtoi në Prishtinë, ku u takua me trupat gjermane të KFOR-it.

“E dimë se i tërë rajoni vlerësohet me interes të veçantë nga Kina, por edhe nga Rusia”, tha Kramp-Karrenbauer.

Ajo merr si shembull format e ndikimit, të njohura nga Shtetet Baltike, që po vihen re edhe në rajonin tonë. Rusia dhe orientimin e Kosovës me BE dhe NATO-n, është po aq kritike sa edhe për lidhjet e Baltikut me Perëndimin.

Kramp-Karrenbauer tha se KFOR-i nuk po kontribuon vetëm në zgjidhjen e konfliktit bazik në rajon, por edhe për t’ia mundësuar Kosovës të vendos të ardhmen e saj politike.

“Kjo korrespondon me mirëkuptimin tonë dhe me vlerat tona të sovranitetit politik të shteteve”, sqaroi ajo.

Të fundit