Flash News

KRYESORE

KPA konfirmon në detyrë për herë të dytë kreun e gjykatës Administrative

KPA konfirmon në detyrë për herë të dytë kreun e

Gjyqtari i gjykatës Administrative të Tiranës Gentjan Medja është konfirmuar në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Gjyqtari u konfirmua në detyrë me 1 gusht të vitit të kaluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ky vendim u ankimua nga Komisioneri Publik me argumentimin se, hetimi i KPK-së për vlerësimin e aftësisë profesionale nuk është i plotë dhe i pamjaftueshëm për të konfirmuar në detyrë gjyqtarin Medja.

Mbështetur edhe në rekomandimin e komisionit të përfaqësuesve të ONM-së, për të ankimuar vendimin e KPK, Komisioneri Publik nëpërmjet i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të kryente rivlerësimin e aftësive profesionale të gjyqtarit Gentian Medja, duke u bazuar në një metodologji, që përmban indikatorë objektivë për evidentimin e nivelit të përmbushjes së kritereve ligjore, të parashikuara në ligjin nr.96/2016.

Në fund KPA vendosi lënien në fuqi të vendimi të KPK dhënë më 1 gusht të vitit të kaluar për gjyqtarin Medja.

Të fundit