Flash News

KRYESORE

KPA si KPK, nuk e ndryshon vendimin për Artor Yllin

KPA si KPK, nuk e ndryshon vendimin për Artor Yllin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Artor Yllin, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Një vit më parë, KPK e shkarkoi Yllin nga detyra, me argumentin se nuk justifikon disa transferta bankare.

Subjekti nuk arriti të justifikonte me dokumentacion ligjor shumat 16,000 USD, 30,000 USD dhe 10,000 USD që i ka dërguar një shtetasi kinez.

Vetë Ylli ankimoi vendimin e KPK-së, por edhe nga KPA u konsiderua i papranueshëm fakti që ai nuk arrinte të justifikonte dot këto transaksione bankare.

Të fundit