Flash News

KRYESORE

Kreu i opozitës ruse del nga spitali, çfarë thonë mjekët për gjendjen e Navalny

Kreu i opozitës ruse del nga spitali, çfarë thonë

Kreu i opozitës ruse, Alexey Navalny ka dali nga spitali  gjerman ku kurohej prej thujase një muaji, pas helmimit që gati i mori jetën.

Navalny u sëmur rëndë gjatë një fluturimi ku fillimisht u shtrua në spital në qytetin Omsk, e më pas u dërgua në spitalin “Çharité” të Berlinit dy ditë më vonë.

"Gjendja e pacientit është përmirësuar mjaftueshëm që ai të lirohet nga kujdesi akut spitalor," thanë përfaqësues të spitalit  ku ai po qëndronte në Berlin.

"Alexey Navalny ka qenë duke marrë trajtim në “Charité” për një total prej 32 ditësh, nga të cilat 24 ditë i kishte kaluar në kujdes intensiv," thanë përfaqësuesit.

Bazuar në përparimin e pacientit dhe gjendjen aktuale, mjekët kurues besojnë se shërimi i plotë është i mundur. Sidoqoftë, mbetet shumë herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të tij të rëndë.

Qeveria gjermane ka thënë se Navalny ishte helmuar me një agjent kimik nga grupi Novichok i epokës sovjetike, një përfundim i mbështetur nga dy laboratorë të tjerë në Francë dhe Suedi.

Kremlini ka mohuar me forcë çdo përfshirje, por ende mbeten pyetje të shumta.

Novichok u përdor gjithashtu në një sulm të marsit 2018 ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal në qytetin anglez të Salisbury dhe disidentë të shumtë rusë ishin helmuar në të kaluarën.

Në një postim në Instagram, Navalny kishte thënë se ai ende nuk ishte në gjendje ta përdorte telefonin e tij siç duhet ose të hidhte vetes një gotë ujë, por ishte në një "rrugë të sigurt " për tu shëruar.

Ai postoi një fotografi duke ecur nëpër një shkallë, duke shkruar se po rifitonte kapacitetin fizik dhe mendor.

Të fundit