Flash News

KRYESORE

Kreu i PD-së: I lumtur që Alvini u shpëtua, por kemi me dhjetëra fëmijë nëpër kampe në Siri

Kreu i PD-së: I lumtur që Alvini u shpëtua, por kemi me

Lideri i PD-së, Lulzim Basha shprehu lumturinë e tij që 11 vjeçari me origjinë shqiptare Alvin Berisha u nxor nga kampi i Al Hot-it në Siri e shumë shpejt do të jetë pranë familjes në Itali.  Por ai ka një shqetësim tjetër, pasi tragjedia ende nuk ka mbaruar.

“Dua të shpreh kënaqësinë time personale edhe si prind për lajmin e mirë që morëm për Alvinin. Është një dramë që na ka mbajtur mbërthyer. Është drama e një djaloshi, të shkëputur nga gjiri i familjes. Dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që bënë të mundur, që ai të jetë i sigurt, veçanërisht autoritetet italiane, Kryqin e Kuq italian.

Kjo tragjedi nuk ka mbaruar. Kemi dhjetëra fëmijë të tjerë në këto kampe. Misioni vazhdon. U bëj thirrje të gjithëve, veçanërisht partnerëve që na kanë ndihmuar deri tani, veçanërisht partnerëve italianë dhe partnerëve të tjerë, të bëjnë gjithçka për këta fëmijë, duke i nxjerrë nga ato kampe të tmerrshme. Por le ta mbyllim me diçka të mirë dhe t’i themi Alvinit, rrugë të mbarë e mirëse të kthehesh në gjirin e familjes.”, deklaroi kreu i opozitës.

Të fundit