Flash News

KRYESORE

Kriza politike/ Meta nis sot konsultimet me partitë politike për datën e re të zgjedhjeve

Kriza politike/ Meta nis sot konsultimet me partitë politike për

Pas firmosjes me dekret të anulimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta nis lëvizjet e para për caktimin e një date tjetër.

Sipas burimeve të politiko.al, Meta nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së re të zgjedhjeve.

Takimet e para nisin sot në orën 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë. Mësohet se këto takime do të vijnë fill pas vizitës në Kosovë ku Presidenti Meta do të marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Një ditë më parë, Meta doli sërish në një konferencë me gazetarët lidhur me zhdekretimin e 30 qershorit. Ai theksoi se pas këtij akti është bërë një dezinformim me argumentet, duke mos iu referuar Kushtetutës.

Ai insistoi se shtyrja e zgjedhjeve ishte e domosdoshme pas informacioneve që kishte marrë nga shërbimet sekrete sedo të kishte forca për të destabilizuar vendin. Po ashtu, ai nënvijëzoi se zgjedhjet njëpartiake nuk mund të zhvillohen dhe se të drejtën për të dekretuar datën e zgjedhjeve e ka vetëm ai, presidenti.

Nga ana tjetër, nesër në seancën e së enjtes në Parlament do të zhvillohet një mocion me debat prej pesë orësh e kërkuar nga mazhoranca dhe e miratuar një ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve, lidhur me aktin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve dhe shkarkimin e këtij të fundit me rezolutë.

Të fundit