Flash News

KRYESORE

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ndiqet penalisht në gjendje të lirë

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ndiqet penalisht në gjendje

Policia e Shkodrës do të procedojë në gjendje të lirë kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi se ka kryer veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”.

Ademi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryebashkiake, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit.

Ajo bllokoi qendrat e votimit duke mos i hapur ditën e sotme, me argumentin se janë ambiente në administrim të Bashkisë ndërsa 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh me vendim të presidentit.

Në këto kushte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi 6 qendra të reja votimi për të votuar qytetarët.

Të fundit