Flash News

KRYESORE

Kryebashkiakja publikon fotot e mjerimit: Shpresoj që ndokush nga qeveria të lexojë e të shohë!

Kryebashkiakja publikon fotot e mjerimit: Shpresoj që ndokush nga qeveria

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka publikuar disa foto të familjeve në vështirësi në Postribë. Ademi u ka dërguar disa ushqime familjeve në nevojë, por siç shprehet ajo, janë të pamjaftueshme.

“Shpresoj që ndokush nga qeveria të lexojë e të shohë. E vërteta flet! Mjafton me lexu e me pa!”, shkruan ndër të tjera kryebashkiakja e Shkodrës duke i bërë thirrje qeverisë që t’u japë ndihmën ekonomike këtyre familljeve.

Reagimi i Voltana Ademit:

Ne Postribë, me familjet në veshtirësi ekstreme ekonomike, duke u munduar që ky fundvit të jetë sadopak ndryshe.

Dhimbja është e madhe, në pamundësi për të siguruar bukën e përditshme, pa një ditë të nesërme. Ushqimi që arrijmë të sigurojmë gjatë vitit nuk mjafton! Realitet I dhimbshem...paraplegjikë, të verbër, të pa mundur, të lodhur nga jeta ...varfni

Shpresoj që ndokush nga qeveria të lexojë e të shohë. E vërteta flet! Mjafton me lexu e me pa!

Minimalisht, të na japin mundêsinë t’i akordojmë ndihmën e duhur ekonomike. Është e lehtë zgjidhja! Me shumicên e votave në parlament ndryshohet ai ligj çnjerëzor që ia ka hequr e nuk ua jep këtë të drejtë!

Të fundit