
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur

Fitim Zekthi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po vijon me një këmbëngulje të pangjashme betejën për të mbajtur zgjedhje në datën 30 qershor dhe për të ruajtur me çdo kusht pushtetin pas kësaj date. Ai po rraskapitet, dëshpërimisht, të mbajë gjallë narrativën se kjo që po bën është normale dhe e drejtë, se kjo që po bën është ajo që duhet, pavarësisht se sa dhimbje apo vuajtje ajo shkakton tek ai vetë së pari.
Duhet me të vërtetë një kapërcim shumë i madh, duhet një përpjekje e vazhdueshme në mënyrë që të bindësh veten dhe të tjerët për këtë, sidomos në kushte të tilla kur duket se gjithçka është kundër.
Kryeministri Rama po shkon në takime në qytete të ndryshme mes protestash dhe bllokime rrugësh. Ai sulmon presidentin si njeri që ka shkelur kushtetuëtn, kërkon, me komplot me opozitën, ta rrëzojë atë vetë, që nuk meriton të rrijë në atë zyrë. Ai sulmon Bashën se kërkon ta rrëzojë atë me Molotov. Flet për gjendje normale të prishur, artificialisht, nga opozita.
Kryeministri, mes zhurmash dhe thirrjesh “Rama ik!” dhe nën tensionin nëse do të shkojë me helikopter apo me makinë, mes tensionit nëse do të mund të mbajë dot një takim tjetër, flet për frikë që ka opozita nga reforma në drejtësi, flet për Shqipëri që ecën, që plotëson kushtet për hapjen e negociatave etj.
Përpos këtyre kryeministrit i duhet të mbajë fjalim edhe në parlament, pak a shumë si fjalimet në këto mitingje. Kryeministrit i duhet të pranojë se deputetët që u futën në Kuvend nuk qenkan opozita e re, por pjesë e mazhorancës teksa ua merr votat për të mbështetur rezolutën kundër presidentit.
Kryeministri duhet të gjejë një mënyrë të merret me përgjimet e gazetës Bild. I duhet të rraskapitet të mbrojë Dakon, të mohojë ndikimin e krimit në zgjedhje dhe në vendime të tjera, i duhet të thotë gjëra të tjera nga sa ka thënë, i duhet të përballet me argumentat që i thonë se kështu ka ndodhur me E. Roshin, me A. Ndokën etj. Kryeministrit i duhet të cfilitet të gjejë një mënyrë që të kundërshtojë deputetët e CDU-së, që thonë se duhet të pranohet dekreti i presidentit, duke gjetur disa deputetë të Socialdemokratëve (të cilët dolën partia e tretë dhe janë në krizë të thellë) që të thonë se zgjedhjet duhen mbajtur.
Kryeministri duhet të “robtohet” duke u përballur me faktin që Holanda votoi kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe pro hapjes së negociatave me Maqedoninë. Dikur ai tha se qëndrimet e Hollandës nuk kanë të bëjnë me mosarritjet e qeverisë, por me politikën e brendshme, ndërsa tani që politika e brendshme votoi pro Maqedonisë, kryeministrit Rama i duhet një përrallë tjetër.
Kryeminsitri duhet të nxjerrë Spiropalin, apo dikë tjetër, të flasë gjëra kot dhe pa kuptim për të justifikuar kundërshtimin e dekretit të presidentit, i duhet të bëhet copë që të sajojë, ideojë transmetojë lajme, emisione, në të cilat të relativizohet kriza.
Kryeministrit i duhet të përballet me protestat e vogla, por edhe me protestat e mëdha ku mijëra njerëz mblidhen në Tiranë. Kryeministrit i duhet që të merret me dronët e pamjeve filmike dhe me lajmet, me deklaratat e tij dhe të tjerëve, me emisionet dhe me panelet në mënyrë që t'i mbushë mendjen botës se jemi në fushatë normale zgjedhore.
Kryeministri duhet të gjejë mënyra se si të kërcënojë opozitën. I duhet, për shembull, të degjenorojë, edhe më, prokurorinë dhe t'i kërkojë të hapë hetim penal ndaj kryetarit të opozitës Basha për çështjen e paqenë të “lobimit rus”. I duhet madje ta fëlliqë aq shumë Prokuroren e Përgjithshme dhe prokurorët e tjerë, sa ata të kërcënojnë se do të marrin me forcë, apo arrestojnë kryetarin e opozitës. Më pas i duhet të bëjë teatër, sikur gjoja nuk e di se Basha është marrë i pandehur. Këtë duhet ta filmojë në kafe me Ulsi Manjën, i cili 'e lajmëroi' se ç'po ndodh. Eh, çfarë llahtarie i duhet!
Kryeministrit i duhet t'i kërkojë policisë dhe ministrit më “Hekuran Isai” të këtyre 30 viteve, që të flasë kundër presidentit, kundër opozitës, të hedhë gaz lotsjellës, të flasë madje edhe për çështje kushtetuese, si shpërndarja apo jo e parlamentit, të thotë se presidenti nuk mund të bëjë atë kurrë etj.
Kryeministrit i duhet që të arrestojë edhe Suela Mustën, një gazetare e njohur nga një familje martire e burgjeve të diktaturës, dhe anëtare e AMA-s, për gjoja ndihmë ndaj krimit të organizuar.
Kryeministrit i duhet të injektojë mesazhe për opinionin, për atë vetë, për opozitën, për PS-në dhe për ndërkombëtarët me intensitet të frikshëm, në kushte të pamundura që ato të prodhojnë efekt dhe të bindin ndokënd, dhe në kushte edhe më të rënda për ta ndihmuar atë vetë.
Sigurisht, që Rama e di që kjo që po bën, ky proces në të cilin ai ka hyrë, nuk do t'i sjellë asgjë të mirë, do t'i sjellë vuajtje edhe më shumë, do t'i sjellë dhimbje dhe dështim.
Ky proces nuk ka kthim, do të vijojë dhe do të sjellë vuajtje dhe dështim për kryeministrin sepse ky proces është në vetvete i pamoralshëm dhe kërkon të sjellë qetësi, largim të vuajtjes dhe sukses, duke justifikuar të pamoralshmen.
Ky është një proces që është përshkruar në mënyrë monementale nga Andrea Long Chu, një shkrimtar amerikan, i cili para pak kohësh kreu një operacion kirurgjikal për të patur vaginë, për t'u kthyer nga mashkull në femër (transgjendër).
Vetë Andrea Long Chu shkroi para operacionit “procedura do të zgjasë 6 orë dhe do më duhet 3 muaj mjekim për plagën. Unë e di se deri sa të vdes trupi im do ta ndjejë si plagë vaginën. Ajo do të kërkojë kujdes dhe vëmendje të rrallë për t'u mbajtur. Unë e di se nuk do të më bëjë të lumtur, por kjo është ajo që dua.”
Më tej Andrea Long Chu shkruan: “...qëkur nisa këtë proces jam bërë më i dëshpëruar. Kam filluar të ndjej ndryshimin te gishtat ose te pamja (për shkak të hormoneve femërore që merrte), dhe kur më thonë që po bëhem më e bukur pezmatohem, sepse unë e di se çfarë është e bukura, unë e kam neveri që këtë po ndodh me mua.”
Unë nuk e them këtë që të fitoj simpatinë tuaj, shkruan Andrea. Unë po them vetëm se e dua këtë gjë me gjithçka. Dua lotët dhe dhimbjen, dua vuajtjen dhe dëshpërimin. Që unë ta dua këtë proces ai nuk duhet të bëjë mua të lumtur….Asgjë, as operacioni kirurgjikal më i qetë dhe më i mirë nuk do të më bëjë të ndjehem si kur kam qenë grua gjithnjë. Unë do të jetoj me këtë gjendje, me këtë dhimbje, me këtë vuajtje. Dhimbje të tilla si dëshpërimi, keqardhja, neveria për veten, turpi etj. janë të drejta njerëzore, po aq të mëdha sa të drejtat njerëzore për ushqim, për kujdes shëndetësor etj.”.
Pak a shumë në gjendjen e shkrimtarit Andra Long Chu është kryeministri Rama. Ai ka zgjedhur ta kryejë këtë operacion, të ketë një “vaginë”, ai nuk mund të bëjë pa të. Ai e di se kjo do t'i sjellë shumë dhimbje, ai e di se nuk do të ketë sukses, se nuk do ta kalojë dëshpërimin e tanishëm, se do të ketë më shumë dëshpërim, por ai e sheh këtë vuajtje, këtë dëshpërim, këtë proces si të drejtë njerëzore të njëjtë me të drejtën për ushqim apo kujdes shëndetësor. Kryeministri, me këtë sjellje, me këtë rraskapitje, me këtë konsumim të pazakontë që i bën vetes, nervave, moralit, shpirtit, ndërgjegjes etj., në përpjekje të bëjë atë që do, është duke bërë pikërisht atë që bëri Andra Long Chu, po hyn edhe më shumë në vuajtje dhe dështim.
Andrea Long Chu, për mënyrën se si e kuptonte botën dhe për mënyrën se si kishte zgjedhur të jetonte ishte i detyruar të shkonte drejt kësaj zgjedhje, drejt operacionit. Për ta justifikuar ai thotë se njeriu duhet t'i bëjë gjërat që “do” edhe kur ato japin dhimbje, edhe kur ato shkatojnë vuajtje dhe çojnë në dështime. Ky në fakt është morali hedonist që shkatërron njeriun. Vagina, nuk fitohet në këtë mënyrë. Në këtë mënyrë mund të kesh vetëm një vaginë false.
Politiko.al
Të fundit



Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40

