Flash News

KRYESORE

Kryendeshja e javës fitohet nga Tirana, bardheblutë festojnë ndaj Kukësit

Kryendeshja e javës fitohet nga Tirana, bardheblutë festojnë ndaj

Tirana sot përmbysi 2-1 Kukësin në “Air Albania Stadium”. Skuadra bardheblu e meritoi fitoren, sepse bënë me përpikëri atë që kishte udhëzuar trajneri Emanuel Egbo.

Mbrojtësi Vangjeli i dha i pari avantazhin Kukësit me autogol. U duk se kjo ndeshje do të ishte me fat për verilindorët, por nuk rezultoi kështu, sidomos kur korçari në të 74′ pati një shans ideal për të vendosur baraspeshën.

Tirana u hodh në sulm për të shmangur humbjen dhe ia doli të mos dilte me turp nga fusha. Mesfushori Batha elektrizoi tifozerinë bardheblu, duke gjuajtur në mënyrë të përkryer një goditje dënimi. Xhika u mundua ta ndalonte, por nuk ia doli dot. Aq mjaftoi që Kukësi të merrte tatëpjetën.

Cobbinah bëri spektakël në mbrojtjen e verilindorëve, para se të pasonte për këmbëshpejtin Torassa. Argjentinasi nuk fali dhe e dërgoi topin në rrjetë. 1-2 dhe... super sukses për Tiranën. Duket viti i saj!

Të fundit