Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Projeksioni i votës për 2021, IPR: 53% e votuesve zgjedhin opozitën e bashkuar në Tiranë e Durrës.

E lidhur: Sondazhi: Tkurren PS-LSI nga 2017, rritje PD 

Kritikat ndaj BE, eurokomisioneri Oliver Varhelyi: Mekanizëm për furnizimin me vaksina më shpejt vendet e Ballkanit Perëndimor.

■ Pas ‘Tires’/ Skandal edhe në Infektiv, pacienti me Covid vdes dhe grabitet brenda spitalit, i marrin paratë nga portofoli e bankomati.

■ Rama sulmon opozitën, nuk tërhiqet nga kritikat për BE-në: Gojën s’do e mbyllim. Kryeministri tha se kontrata me “Pfizer” nuk bëhet publike, pasi është e mbrojtur nga sekreti tregtar.

■ OSBE ka njoftuar ministrinë e Jashtme se do të vijë në Shqipëri nga data 24-29 janar për të vlerësuar masat paraprake sesi do të zhvillohen zgjedhjet. ODIHR thotë se në varësi të asaj çfarë do të vlerësojnë, do ndërmarrin edhe veprimet në vijim.  

■ Sanitarja e “Shefqet Ndoqit”, Tire Alldervishi ka kërkuar lirimin në Gjykatën e Apelit. Ajo thotë se ka qenë e infektuar me Covid-19 dhe ende nuk është negativizuar duke nënvizuar se përbën rrezik për të burgosurit e tjerë.

■ Banorët e kundërshtuan. Ka nisur ndërtimi i spitalit të Fierit. Ndërtimi i tij pritet të kushtojë 60-70 milion euro dhe do të zgjasë tre muaj.

■ Projekti Vlorë-Orikum. Banorët thonë se po iu cënohet prona, ndërsa Presidenti Meta theksoi se klientelizmi ka sjellë shkelje të barazisë.

■ Dendias për zgjerimin e ujërave territoriale: Shtojmë 13 mijë km, vlerësoj qëndrimin e Ramës.

Rrebeshe shiu më 22-26 janar, ministria e Mbrojtjes paralajmëron bashkitë: Merrni masa!

■ Vaksinimi në 'Air Albania', FSHF i kërkon qira Ministrisë së Shëndetësisë.

Ditari politik

Të fundit