Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Ngërçi/ Ilirjan Celibashi propozon fletën e votimit, Komisioni Rregullator: S'jemi kompetentë për ta miratuar 

KQZ ‘eliminon’ PDIU-në, katër partitë që do numërojnë fletët e votimit

■ Nga Tinka Kurti e Robert Ndrenika, personalitetet që po flasin me gjuhën e Ramës

■ Rama në Shkodër, sulmon Voltana Ademin: Shembulli më drithërues i injorancës, qyteti më i pistë i Shqipërisë; I përgjigjet kryebashkiakia: Dëshmon frikë se po jeton ditët e fundit të pushtetit

■ Video/ Kreu i Bindjes në Shkodër Uldedaj prezanton kandidatin në Pukë dhe i këndon Sali Berishës

■ Shumë shpejt nis vaksinimi i punonjëseve të fasonerisë, Rama jep detaje. Në muajin prill do të vijnë rreth 20 mijë vaksina nga Pfizer dhe se 7 mijë doza do të mbërrijnë brenda javës së parë.

■ Futbollisti i njohur Andi Lila ka marrë një post në Partinë Demokratike. Ai është vendosur Koordinator Kombëtar për Sportin.

■ Pandemia në ekonomi, INSTAT evidenton se rënia ekonomike krahësuar me 2019 ka qenë 3.31%. Rënia është më e ulët se parashikimet fillestare.

■ Angazhimi në fushatë/ Çuçi i delegon kompetencat, Besfort Lamallari merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme 

■ Kandidimi i Tom DoshitProkuroria kërkesë për informacion ambasadës së SHBA-ve.

Të fundit