Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Zyrtare/ KQZ vendos fletën e votimit me emra, rrëzon kërkesën e PS

E lidhur: Të pakënaqur me fletën e votimit, PS dhe PD i drejtohen KAS; Vonesat që mund të krijohen 

■ Zgjedhjet/ Analiza e EWB: Lufta e pamjaftueshme kundër korrupsionit po e përndjek Shqipërinë, si ndikon në fushatë

■ “Punëtorë nga Bangladeshi”, Rama sqaron deklaratën: Është nxjerrë nga konteksti; i përgjigjet Bushatit: Ku kupton ai nga këto

■ ‘Lojtarëve të Kombëtares t’u hiqet pasaporta diplomatike’, reagon Olta Xhaçka: Duhet të dorëzohen, u ka mbaruar afati

■ Gjykata e Lezhës ka pushuar çështjen ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, pasi ka dalë në konkluzionin se nuk provohet vepra penale. Ai akuzohej për tjetërsim pronash në Shëngjin.

■ RENEA ka gjetur 18 baza armatimi në Tiranë.Sekuestrohen snajpera, municione e lëndë narkotike. 5 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim.

■ Fleta e votimit, KQZ pro modelit me emra si më praktike për votuesit dhe se shmang konfuzionet. PS kërkon variantin me numra.

■ VV: Nëse nuk zgjidhet Vjosa presidente, shkojmë në zgjedhje. Deputetja shtoi se VV nuk bën pazare politike. 

Të fundit