Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Të shtëna me armë zjarri në zyrën elektorale të PD në Kavajë, plagoset sekretari i shtabit të PD Bledar Okshtuni. Sipas policisë, ngjarja erdhi si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, megjithatë këto motive momentalisht mbeten të panjohura. Autori që plagosi zyrtarin e PD në Kavajë me precedent dhe dy emra, i kërkuar nga drejtësia italiane për ‘vrasje’

E lidhur: Plagosja e aktivistit të PD, Lulzim Basha nga Kavaja: Akt burracak, Rama e merr përgjigjen të dielën me votë

■ Analiza e Birn: Nëpunës, policë dhe ushtarakë në listën me mbi 9,000 “patronazhistë” socialistë

■ “Gjoba se postoi foto me Kryemadhin”, Biznesmeni nxjerr SMS me Blendi Gonxhen nga presidenca; Meta: Nesër padia në SPAK

■ Pamje të renda/ Momenti kur besimtarët kapin dhe rrahin me grushte e shqelma 34-vjeçarin që plagosi 5 persona në xhami

E lidhur: Plagosja me thikë e besimtarëve në xhami, imami Kalaja: Shpresojmë mos të jetë akt terrorist!

■ Meta i kërkon Prokurorisë të nisë urgjentisht hetimet ndaj Ramës: Njerëzit e drejtësisë e qytetarët i ke nxjerrë lakuriqpërballë krimit. Me ç'të drejtë?!

■ Komiteti i Ekspertëve njofton masat e reja: Karantinë dy javore për qytetarët që vijnë nga MV dhe Greqia dhe kthimin e nxënësëve të gjimnazistëve në shkolla. Drejtoresha e ISHP-së: Përveç Tiranës, numri i rasteve i lartë edhe në tre qarqe të tjera.

■ Ambasadorët nga Elbasani: Të hiqet gjuha e urrejtjes, do jemi 40 ekipe në terren. Ata konsideruan zgjedhjet thelbësore për Shqipërinë dhe integrimin e saj.

E lidhur: Yuri Kim me kreun e KLP-së: Reforma në Drejtësi ka trembur kundërshtarët, të dilet nga modelet e vjetra.

■ Celibashi: Rezultati i zgjedhjeve për 48 orë, ai i kandidatëve fitues për 1 javë. Si do të procedohet nëse pajisja pëson defekt

Të fundit