Flash News

KRYESORE

Kualifikueset e Europianit, Shqipëria U21 mposht 2-1 Kosovën

Kualifikueset e Europianit, Shqipëria U21 mposht 2-1 Kosovën

Shqipëria U21 ka dalë fitimtare me rezultatin 2-1 në ndeshjen e sotme kundër Kosovës U21, sfide e vlefshme per kualifikueset e Europianit U21. Kuqezinjtë i prishën jo pak punë Kosovës, sepse kjo e fundit para ndeshjes trumbetohej se kishte më shumë shanse për kualifikim, teksa vetë ata u ngjitën në kuotën e 5 pikëve në grupin C, një më pak se Kosova.

45 minutat e para nuk pati gol, por pjesa e dytë ishte shumë më argëtuese dhe me gola. Tafa shënoi golin e parë për Shqipërinë në minutën e 76-të, ndërsa pesë minuta më vonë Mucolli dyfishoi.

Kosova u përgjigj me një gol të vonuar në minutën e 89-të, por takimi u mbyll 2-1 në favor të kuqezinjve. Përfaqësuesja jonë kishte 11 ndeshje radhazi pa fituar në kualifikueset e Europianit, por sot ia doli të marrë 3 pikë.

Të fundit