Flash News


KRYESORE

Kujdes! Nëse celulari juaj ka këto shenja ju po përgjoheni

Kujdes! Nëse celulari juaj ka këto shenja ju po përgjoheni

Në ditët e sotme, me zhvillimin e tekologjië shumkush ka frikë nga përgjimet. Por si mund ta kuptoni nëse po përgjoheni? 

Më poshtë po ju rendisim disa sinjale se si të kuptoni nëse po rrezikoheni të përgjoheni nga të tjerët:

Përsëritja e zërit apo jehona

Telefoni juaj ndoshta përgjohet, nëse ju konstatoni se zëri juaj dhe/ose i personit tjetër në thirrje, përsëritet. Nëse kjo ndodh rregullisht në çdo telefonatë që kryeni, ndoshta telefoni juaj është duke u përgjuar.

Pasi keni mbyllur telefonin

Kur mbyllni një telefonatë, nëse dëgjoni zëra edhe disa sekonda pas mbylljes së telefonatës, është një sinjal përgjimi.

Bateria e nxehtë e celularit

Në qoftë se bateria e telefonit tuaj celular është e nxehtë ndërkohë që ju nuk e keni përdorur telefonin në disa minuta të mëparshme, ndoshta telefoni juaj është duke u përgjuar.

Shenja të jashtme në celularin tuaj

Në qoftë se shikoni që drita e ekranit të telefonit tuaj celular ndizet pa e hapur ju, kjo tregon se ndoshta dikush po punon duke bërë transferim të dhënash nga telefoni juaj, ose edhe po ju përgjojnë.

 

Të fundit