Flash News

KRYESORE

Kukan vendeve të Ballkanit: Mos e humbni besimin te BE-ja, Macron ka qenë një sabotator i heshtur

Ish anëtari i Parlamentit Evropian dhe ish ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Eduard Kukan është shumë i zhgënjyer me veton e Francës për të mos lejuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kukan, i cili ka kryesuar Grupin e Punës të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës kur ka qenë në PE, e ka quajtur presidentin Emmanuel Macron, një sabotator të heshtur.

“Jam shumë i indinjuar nga pozicioni i Francës në samitin e Be-së, i cili vendosi në shtyrjen e procesit të zgjerimit. Një ide e kisha, pasi presidenti francez ka luajtur rolin një sabotatori të heshtur prej një kohë të gjatë. gjithsesi, nuk e besova se ata përdorën këtë marifet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë kur vendimi ishte marrë zyrtarisht. Është shuam e papërgjegjshme dhe dritëshkurtër.

Tani besueshmëria e mbetur që ne ende kemi aty do të humbasë në Ballkanin perëndimor. Ky është një veprim degradues kundrejt kësaj krahine strategjike për interesat globale të BE-së.

Dua tu them partnerëve në Ballkan që të mos të mërziten. edhe pse unë i kuptoj plotësisht se sa e vështirë është. në BE ata kanë shumë miq dhe politikanë seriozë që do të vazhdojnë të punojnë me ata intensivisht për të arritur ambiciet evropiane. dua tu bëj thirrje atyre që të tregojnë se për ata më shuam rëndësi ka të krijojnë një Evropë të përbashkët se sa ata që e komplikuan sot në mënyrë egoiste”, ishte mesazhi i Kukan-it në profilin tij në Facebook.

Të fundit