Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Kundër përfshirjes së elektronikës në zgjedhje, Rama leksion opozitës për "Zgjedhoren": Jemi rast unikal, të tjerët e bëjnë pa konsensus
Kryeministri Rama duke folur nga foltorja e kuvendit për Reformën Zgjedhore, për të cilën palët ende nuk kanë arritur në një marrëveshje, është ndakur edhe tek çështja e identifikimit biometrik.
Sipas Ramës, qeveria ka bërë tentativa për përdorimin e kësaj teknologjie në zgjedhje por që ska gjetur mbështetje. Kryeministri thekson se edhe OSBE/ODIHR ka qenë kundër përdorimit të saj për shkak të rrezikut që ajo paraqet.
“Pa dashur të bëjë histori të gjatë, dua të sjellë në kujtesën e të gjithëve se qysh pas zgjedhjeve të 2017 jemi munduar të gjithë të vëmë në përdorim teknologjinë në zgjedhje.
Kam thënë disa herë në mënyrë të përsëritur sepse nëse duan të përfshijnë elektronikën në proces zgjedhore, kolegët atëherë në parlament dhe tashmë jashtë salle duhet të angazhoheshin për sistem, i cili kërkon kohën e vetëpër tu vënë në përdorim.
Në asnjë rast, asnjëherë, kur është pyetur nga ana jonë OSBE/ODHIR nuk ka qenë dhe nuk është entuziast për përshfirjen e teknologjisë në zgjedhje. Gjithmonë e sheh teknologjinë me një dozë të lartë skepticizmi për një mijë arsyet që dihen dhe për kërcënimet potenciale të teknologjisë në zgjedhje.
Nuk e do për të gjitha kërcënimet që paraqet teknologjia në zgjedhje. Ashtu sikurse vende si Gjermania e kanë cilësuar si antikushtetuese. Nëse do të futej teknologjia, do të futej me faza.
Prandaj kemi bërë një studim për të cilin kam folur edhe publikisht. Prandaj krijuam edhe në selinë e PS i vendosëm të ndryshme për të parë konkluzionin ku do të arrihej pas përdorimit të kësaj teknologjie nga persona të ndryshëm.
Prandaj kemi ardhur në konkluzionin se futja e teknologjisë of-line për të mos lejuar hakerimet është e mundur. Kështu në bëmë të pamundurën që në zgjedhjet e 2019 të hynim me një projekt pilot për të parë se si do të shkonin gjerat. Kjo nuk u bë e mundur pasi sikurse e dini, projekti i opozitës ishte tjetër. Kjo e keqe tregon nje të mirë me fakte dhe jo llafe, se pavarësisht se ne mund ta bënim këtë përmes një konsensusi vetëm në parlament por ne nuk e bëm këtë duke i shtyrë disa herë afatet që kishim përcaktuar për të përfshirë të gjitha palët në mënyrë që tëbënim më të mirën siç duhej.
Shqipëria dhe Kosova janë në raste unikale sepse as në Itali, as në Greqi dhe në asnjë vend tjetër nuk bëhen me konsensus reformat elektorale. Shumica përcakton rregullat dhe bën reformën. Është e thjeshte; kush ka votat në parlament, bën reformën që sheh të arsyeshme. Greqia para pak kohe ndryshoi një reformë, me kundërshtimin agresiv të minorancës. Është e drejta e tyre dhe patjetër është detyrim i të gjitha palëve të respektojë parlamentin, pavarësisht se në pamje të parë, ndryshimi i sistemit i heq atij vendi atë mundësi të madhe që i dha sistemi i konsoliduar për shumë vite, për të pasur vendin të qeverisshim, dhe jo nga parti të vogla.”, ka thënë Rama.