Flash News

KRYESORE

'Kur humbet e ke ti radhën t’u tregosh se sa vlen', Rama mesazh për Kombëtaren pas ndjeshjes me Francën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në ‘Facebook’ një fotografi me futbollistët e Kombëtares. Pas humbjen me Francën, Rama ka dhënë edhe një mesazh për Kombëtaren tonë.

“Kur humbet e ke ti radhën t’u tregosh se sa vlen. Kur fiton mbajnë radhë të të tregojnë se sa të duan”-shkruan në mesazhin e tij për futbollistët.

Kujtojmë se ndeshja Francë-Shqipëri kaloi me incidente. Një gabim teknik bëri që organizatorët francezë të mos vendosin dot muzikën e himnit të Shqipërisë. Si rrjedhojë, lojtarët shqiptarë nuk kanë vazhduar me procedurën për t’i dhënë dorën kundërshtarëve, dhe çdo gjë është pezulluar në pritje që organizatorët francezë të gjejnë himnin shqiptar. Ndeshja e zhvilluar në "Stade de France" ka përfunduar me rezultatin 4-1 në favor të Francës.

Të fundit