Flash News

KRYESORE

Kurti i ka idetë e qarta për bashkëpunimin me Shqipërinë

Kurti i ka idetë e qarta për bashkëpunimin me

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka idetë e qarta sa i përket bashkëpunimit që ksoova do të ketë me Shqipërinë, kur ai të marrë drejtimin e qeverisë. Ai sot u takua me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozin. I dyti e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe përshëndeti daljen e madhe të qytetarëve në këto zgjedhje.

“Ne do të angazhohemi që në të ardhmen të kemi komisione të përbashkëta qeveritare sa i përket politikës së jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë. E, po ashtu, edhe një regjistër të përbashkët të bizneseve e për një regjistër të përbashkët civil, për sistem unik doganor, për një sistem të integruar elektro-energjetik dhe për një treg të përbashkët. Pesëdhjetë marrëveshjet e nënshkruara mes shteteve tona nuk do të mbesin në letër por do të zbatohen”, tha Kurti në takim.

Të fundit