Flash News

KRYESORE

Kurti kundër Ramës: Samiti i Ohrit mund të shtyhej, nuk e kuptoj gjithë këtë ngutje

Kurti kundër Ramës: Samiti i Ohrit mund të shtyhej, nuk e kuptoj

Edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është optimist për samitin e Ohrit, pavarësisht se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se kjo nismë është në të mirë të shqiptarëve. Gjithashtu Rama tha se atij i vjen keq që Kosova u vetëpërjashtua dhe se nëse ajo bëhet pjesë e Shengenit të Ballkanit Perëndimor, atëherë përfitimet do të jenë të mëdha.

Por për Kurtin, më mirë ky samit të mos zhvillohej. Aty morën pjesë Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur të mbahet. U mbajt takimi i parë në Novi Sad, u tha që në Ohër do të vijnë të gjithë dhe së pari aty nuk shkoi Kosova, së dyti Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik dhe besoj që në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos shtyhet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit”, tha Kurti për “report TV”.

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës nuk e shpjegon gjithë këtë nxitim nga tre liderët e shteteve pjesëmarrëse.

“Pra për mua ishte e gabueshme dhe pashpjegueshme ngutja që medoemos, tani, të mbahet kjo mbledhje në Ohër në kohën kur dihej që Kosova nuk do të marrë pjesë. E dyta, nisma të këtilla rajonale duhet të llogarisin një gjë thelbësore e ky është reciprociteti i plotë politik, ekonomik dhe tregtar midis Kosovës dhe Serbisë. Pra çfarëdo nisme në rajon duhet t’i bëjë vendit parimet e reciprocitetit të cilin do ta vendos dhe zbatoj qeveria e re e Republikës së Kosovës dhe unë si kryeministër”, u shpreh ai, duke shtuar se tashmë janë dakordësuar  që me Serbinë të kenë reciprocitet, për më tepër që është edhe vullnet i popullit.

Të fundit