Flash News

KRYESORE

Kurti letër Thaçit: Mos ushtro trysni ndaj LVV-së, por trego durim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i bëri thirrje sot presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të mos ushtrojë trysni ndaj partisë së tij, që doli partia e parë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, për formimin e qeverisë së re.

Para dy ditësh Thaçi i bëri thirrje Kurtit që të propozojë sa më shpejt kandidatin për postin e kryeministrit. Kurti, në një letër dërguar të hënën presidentit të Kosovës shkroi se kërkesa e këtij të fundit përbën ndërhyrje dhe paragjykim të procesit të formimit të institucioneve.

“Kushtetuta e Republikës sonë nuk i njeh presidentit një rol imponues në formimin e qeverisë. Ai duhet të jetë i durueshëm dhe të presë. Formimi i qeverisë nuk është i lidhur me afate, përjashtimisht pas mandatimit zyrtar të cilin e bën presidenti pasi t’i jetë ofruar zyrtarisht emri i kandidatit, për shkak se demokracia nuk është thjeshtë grumbullim numrash por përafrim qëndrimesh, harmonizim programesh e bartje përgjegjësish”, thuhet në letër.

Kurti shkroi se marrëveshja me LDK-në, e cila doli e dyta në zgjedhjet parlamentare është afër dhe së do t’i dërgojë presidentit emrin e mandatarit në të ardhmen e afërt, sapo të jetë gati.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit