Kurz për ‘Der Spiegel’: Nuk mund ta lemë vetëm Italinë në çështjen e emigrantëve

Nuk mund të lemë vetëm një anëtar të BE-së nën presionin e çështjes migratore, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz për gazetën gjermane ”Der Spiegel”.

”Gatë viteve të fundit ky presion ka qenë mbi Gjermaninë, Zvicrën dhe Austrinë, ndërkohë që tani është zhvendosur diku tjetër”, theksoi ai.

Lidhur me rishpërndarjen e migrantëve që zbarkojnë në tokën europiane, kancelari konfirmon se ka një tjetër përparësi.

”Egjipti është gati të marrë migrantët që nisen prej andej. Duhet të bëjmë të njëjtën gjë me Libinë, Marokun apo Tunizinë, së bashku me një bashkëpunim më të madhe me rojat bregdetare”, deklaroi Kurz.

“Sfida më e rëndësishme e presidencës austriake është përgatitja e Brexit. Nëse do të kemi të bëjmë me një dalje të rrëmujshme të Britanisë së Madhe, atëhere do të dëmtohen të dyja palët, edhe ne të unionit”, tha Kurz për gazetën gjermane ”Der Spiegel”.