KRYESORE

La ditëlindjen e vajzës për t'iu shërbyer pacientëve me COVID, shefja e “Infektivit” bën dedikimin prekës: Zemër, e di që u trishtove

Shefja e Infektivit Najada Çomo ka bërë një dedikim të vacant për vajzën e saj, Greis, e cila festoi këtë ditëlindje pa prezencën e së ëmës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar së bijës “vite të lumtura”, Çomo tregon se preokupimi i saj në këtë kohë COVID-i janë vetëm pacientët.

“Zemër, e di që u trishtove, që nuk erdha, edhe për 1 orë në festën për ditëlindjen tënde që është më e bukura për mua, por e mbyllur në dhome vetëm,  sigurisht me lotë, plot.

Mendova që duhet ti shërbejë pacientëve Covid,  ju lashë vetëm e di,  ty edhe babin.

E bukur Greis, vetëm vite të bukura, të uroj në jetë. Mami të do shumë”, shkruan në dedikimin e saj Çomo.

Kujtojmë se, ende në mungesë të një kure, mjekët përballen dita ditës me numra të lartë të infektuarish në të dy spitalet COVID, Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”, të cilët janë thuajse në kapacitetin e tyre maksimal.

Në deklaratën e sotme të përditësimit të të dhënave mbi pandeminë, Ministria e Shëndetësisë deklaronte për 362 viktima gjithsej deri më tani, ndërsa 5083 persona vijojnë të jenë ende të infektuar.

Ditari politik

Të fundit