Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Lajmëruan protestë për 4 kërkesa, mjekët shkojnë në Kryeministri për të negociuar
Sot pritet të mbahet një takim në ambientet e qendrës për hapje dhe dialog (COD) në Kryeministri mes një grupi prej 4 mjekësh të QSUT-së dhe përfaqësuesve të zyrës së bashkëqeverisjes dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.
Katër mjekët që do të negociojnë me qeverinë janë Gentian Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi si dhe Arjan Mezini, ndërsa e pranishme në tryezë do të jetë dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ata i kanë paraqitur qeverisë 4 kërkesa:
-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm
-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Mjekët kishin parashikuar një protestë ditën e sotme në orën 10:00 para godinës së kryeministrisë, por para protestës kryeministri Edi Rama i ftoi në takim, për të biseduar me ta për kërkesat e tyre. Ndërsa policia nuk i ka dhënë leje mjekëve për protestën për shkak të pandemisë.
Një njoftimin e policisë shkruhej: "Zhvillimi i këtij tubimi në kohë pandemie, përbën rrezik real për shëndetin tuaj dhe të qytetarëve të tjerë. Ju rikujtojmë se për veprime në kundërshtim me ligjin, organizatori, drejtuesi i tubimit dhe pjesëmarrësit në tubim, do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale, për pjesëmarrje dhe grumbullime të paligjshme."