Flash News

KRYESORE

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, ish ministri rendit argumentet kundër: A e kuptoni me çfarë çmimi do ta paguajmë?

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, ish ministri rendit argumentet

Ish ministri demokrat Tritan Shehu ka reaguar për debatin e ditëve të fundit dhe paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për të legalizuar kanabisin mjekësor.

Përmes një statusi në Facebook, ai rendit disa argumente kundër legalizimit e sidomos pasojat që ‘tymosja’ në organizëm.

Sipas Shehut termi kanabis mjëkesor është vetëm një koperturë e qeverisë për të realizuar kanabizimin e vendit.

Reagimi i plotë

Shqiptare kujdes, “tymosja” nuk shkaterron virusin, shkaterron shoqerine e qenien njerezore!

Sot nuk i drejtohem Kryeministrit mbasi e degjova ne kembenguljen e tij “vrastare”!

Desheroj t’i drejtohem shqiptareve, prinderve, vellezerve a motrave: a e dini cfare eshte “droga”, a e kuptoni se me cfare cmimi do ta paguajme te gjithe kthimin e Shqiperise ne “Republiken e Kanabisit”?!

Kanabisi eshte nje droge, reth 80% e atyre qe shtrohen ne kliniken tone te toksikologjise per mbi doze nga “te fortat” e kane filluar me “tymosje”.

A e dini qe “tymosja” jep demtime te thella te nivelit intelektual e mund te shpertheje skizofrenine.

A e dini qe kjo lloj “tymosje” eshte reth 10 here me shume kancerogene se duhani etj, etj.

“Kanabisi mjekesor”?? Eshte vetem nje koperture per kete qeveri per te realizuar kanabizimin e vendit, mjafton te kujtoni vitet 2015-16, keshtu e filluan dhe atehere kur u mbush vendi, kur “tymosej” ne cdo shkolle, “lulezuan” e fituan grupet kriminale, u terrorizuan fshataret, qe te detyruar i paguani policise 10-15 E per bime te kultivuar duke u shkaterruar ekonomikisht ata vete, por pasuruar “boset” ne Tirane.

Duhet ta dini se perdorimi i kanabisit ne shendetesi eshte akoma ne fazat e kerkimit shkencor, ne sasi shume te vogla, ne kultivime krejt speciale, pa perfitim financiar, perkundrazi me kosto, qe ne Itali, Greqi etj e realizon ushtria.

Pra zgjohuni e veproni perpara se “tymi” tju fuse ne “gjumin letargjik“, se ashtu ju duan keta qe kerkojne tju perdorin si kavje!

Të fundit