Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Lela: Presidenti nuk ka kompetenca, shumica i ka të gjitha pushtetet
Analisti Alfred Lela deklaroi se presidenti Ilir Meta duhet vlerësuar për mënyrën se si po e menaxhon situatën, pavarësisht se nuk ka kompetenca. Ai kujtoi se ndryshimet kushtetuese në vitin 2008 sollën probleme në vend.
“Ne kemi një president pa ndonjë kompetencë në Kushtetutë. Lufta e parë e Metës kjo ka qenë. Debati për listat, apo dhe ata deputetë të opozitës së re, apo dhe atë lloj parlamentarizmi që kemi qëlluar. Nuk mendoj se debati është që 'të ndryshojmë Kushtetutën për të zbythur Metën'. Jemi në kushtet që maxhoranca i ka të gjitha pushtet.
Unë dua t’i heq kapelen Metës se si po e menaxhon me një zyrë gjithë këtë mungesë kompetencash. Meta është duke shërbyer si një kolonë, si në shkëputje të sistemit. Shumica e opinionit thonë se ndryshimet Kushtetuese në 2008 sollën rrënimin. Meta s’ka rrugë tjetër. Ai thotë se ‘nuk e bëj për t’u bllokuar gjykatën”, tha lela në “Real Story” në News 24.