Flash News

KRYESORE

Leo Messi fiton "Topin e Artë" për herë të 6-të, CR7 i treti!

Leo Messi fiton "Topin e Artë" për herë të

Mediat e kishin parashikuar prej ditësh. Leo Messi është fituesi i "Topit të Artë" për vitin 2019.

Sulmuesi i Barcelonës nuk e fitoi dot Champions League në sezonin e fundit, por me golat, asistet dhe performancat e tij spektakolare javë pas jave arriti të fitojë këtë trofe prestigjioz për të gjashtën herë në karrierë.

Argjentinasi fitoi kampionatin me Barcelonën dhe shkoi deri në gjysmëfinalet e Champions League, duke u mposhtur nga Liverpool. Vendin e dytë e mori mbrojtësi i skuadrës së kuqe, që u shpall kampione Europe me të si lider, Virgil van Dijk. Pas tij renditet Cristiano Ronaldo, kësaj here krejtësisht në hije me Juventusin e tij.

Ja lista me 10-shen e parë:

10. Riyad Mahrez (Manchester City)

9. Bernardo Silva (Manchester City)

8. Robert Lewandowski (Bayern Munich)

7. Alisson (Liverpool)

6. Kylian Mbappé (PSG)

5. Mohamed Salah (Liverpool)

4. Sadio Mané (Liverpool)

3. Cristiano Ronaldo (Juventus)

2. Virgil van Dijk (Liverpool)

1. Lionel Messi (Barcelona)

Të fundit