Flash News

KRYESORE

Lerda i druhet euforisë, ka një mesazh për Partizanin e tij

Lerda i druhet euforisë, ka një mesazh për Partizanin e tij

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, foli para ndeshjes me Flamurtarin. Fitorja i jep qetësi skuadrës së tij dhe shpreson të shkëputet në krye të klasifikimit. Tekniku italian ka kërkuar impenjim nga skuadra e tij, pasi mendon se sulmuesit e bregdetarëve janë ekspertë.

IMPENJIMI – “Djemtë e dinë rëndësinë e kësaj ndeshjes, Është e vërtetë se kur përballet skuadra e vendit të parë me vendin e fundit, sigurisht që rrezikohet të ketë nënvlerësim. Duke respektuar kundërshtarin, ne do të arrijmë të marrim maksimumin nga ky takim. Të bëjmë më të mirën që dimë të bëjmë. Për sa i përket rezultatit, do të varet nga episodet e lojës dhe gjërat e tjera brenda fushës.

PIKA E FORTË E FLAMURTARIT – “Në ndeshjen e parë fituam në inferioritet numerik, pasi ishim me 10 lojtarë. I pashë në ndeshjen me Kukësin dhe nuk e meritonin të humbnin. Bënë një ndeshje të mirë. Kanë lojtarë ekspertë në sulm dhe me eksperiencë. Duhet të mos iu lemë hapësira për të na goditur.

MOMENTI I SHKËPUTJES – “Momenti për ne është që të marrim maksimumin në ndeshjen e radhës. Ndeshja e radhës është momenti ynë. Duhet të fokusohemi vetëm që të marrim 3 pikët e radhës, ky është momenti ynë”.

FORMACIONI – “Le të themi se kemi pasur një javë stërvitje, i kam parë lojtarët dhe në bazë të asaj që shoh vendos kush është më gati për të luajtur. Ndryshimet janë në kuptimin e formës së lojtarëve. Stërvitjet janë banka e provës për lojtarët”.

Të fundit