
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
Letër nga Italia: Të dashur britanikë, ja çfarë dimë për të ardhmen tuaj!

Romanistja e mirënjohur italiane Francesca Melandri, e cila ka qenë nën karantinë në Romë për gati tre javë për shkak të shpërthimit të Covid-19, ka shkruar një letër për evropianët e tjerë “nga e ardhmja juaj”, duke shtruar gamën e emocioneve që njerëzit ka të ngjarë të kalojnë gjatë javëve të ardhshme.
“Po ju shkruaj nga Italia, që do të thotë se po shkruaj nga e ardhmja juaj. Tani jemi në vendin ku ju do të jeni brenda disa ditësh. Grafikët e epidemisë, na tregojnë të gjithëve të gërshetuar në një valle paralele. Ne jemi vetëm disa hapa përpara jush në rrugën e kohës, ashtu si Ëuhani ishte disa javë përpara nesh. Ne ju vëzhgojmë ndërsa silleni ashtu si ne. Ju përdorni të njëjtat argumente që kemi përdorur edhe ne, deri para pak kohësh, midis atyre që ende thonë “është vetëm një grip, pse gjithë kjo bujë?” dhe ata që e kanë kuptuar tashmë.
Ndërsa ne ju vëzhgojmë nga këtu, nga e ardhmja juaj, ne e dimë se shumë prej jush, siç u është thënë që të mbylleni në shtëpitë tuaja, cituar Orwell, disa madje edhe Hobbin. Por së shpejti do të jeni shumë të zënë për këtë. Para së gjithash, ju do të hani. Jo vetëm sepse do të jetë një nga gjërat e pakta që mund të bëni akoma. Do të gjeni dhjetëra grupe të rrjeteve sociale me mësimem se si të kaloni kohën tuaj të lirë në mënyra të frytshme. Do të bashkoheni me të gjithë, pastaj do t’i injoroni plotësisht pas disa ditësh.
Do të tërhiqni letërsinë apokaliptike nga raftet e librave tuaj, por së shpejti do t;ju duket se nuk do të ndjeheni në formë që të lexoni ndonjë prej tyre. Do të hani përsëri. Nuk do të flini mirë. Do të pyesni veten se çfarë po ndodh me demokracinë. Do të keni një jetë sociale të pandalshme në internet – në Messenger, WhatsApp, Skype, Zoom… Do t’ju mungojnë fëmijët tuaj të rritur si kurrë më parë; bindja që nuk e keni idenë se kur do t’i shihni përsëri ata, do t’ju godasë si një grusht në gjoks.
Pakënaqësitë e vjetra dhe largimet e sherret do t’ju duken të parëndësishme. Do t’i merrni në telefon njerëzit me të cilët jeni betuar se nuk do të flisni kurrë më, në mënyrë që t’i pyesni ata: “Si po veproni?” Shumë gra do të rrihen në shtëpitë e tyre. Do të pyesni veten se çfarë po ndodh me të gjithë ata që nuk mund të qëndrojnë në shtëpi, sepse nuk kanë një të tillë.
Do të ndiheni të prekshëm kur dilni në pazar në rrugët e shkreta, veçanërisht nëse jeni grua. Do të pyesni veten nëse kështu prishen shoqëritë. A ndodh vërtet kaq shpejt? Do t’i bllokoni këto mendime dhe kur të ktheheni në shtëpi, do të hani përsëri. Ju do të vini mbipeshë. Do të shikoni për stërvitje në internet. Do të qeshni. Do të qeshni shumë. Do të gjeni brenda një humor që nuk e dinit se e kishit parë më parë. Edhe njerëzit që gjithmonë e kanë marrë gjithçka shumë seriozisht, do të mendojnë për absurditetin e jetës, të universit dhe të gjithëve.
Do të bëni takime në radhët e supermarketeve me miqtë dhe dashnorët tuaj, në mënyrë që t’i shihni shkurtimisht ata personalisht, ndërsa të gjithë respektojnë rregullat e distancës sociale. Do të numëroni të gjitha gjërat që nuk ju duhen. Natyra e vërtetë e njerëzve përreth jush do të zbulohet me qartësi totale. Ju do të ketë konfirmime dhe surpriza në këtë drejtim.
Të diturit do të zhduken befas nga interesi juaj. Mendimet e tyre befas do të duken të parëndësishme; disa do të merren me stërhollime gjoja realiste, por krejtësisht pa dhembshuri, saqë njerëzit do të ndalojnë t’i dëgjojnë ata. Në vend të kësaj, njerëzit të cilët i keni harruar, do të rezultojnë të jenë sigurues, bujarë, të besueshëm, pragmatikë dhe të qartë. Ata që ju ftojnë të shihni gjithë këtë rrëmujë si një mundësi për rinovimin planetar do t’ju ndihmojnë t’i vendosni gjërat në një perspektivë më të madhe.
Do t’i gjeni gjithashtu jashtëzakonisht të bezdisshëm: bukur, planeti po merr frymë më mirë për shkak se ka më pak ndotje nga gazrat, por si do t’i paguajmë ne faturat e muajin tjetër? Ju nuk do të kuptoni nëse të jesh dëshmitar i lindjes së një bote të re, është më shumë një akt madhështie apo mjerimi.
Do të luani muzikë nga dritaret dhe lëndinat tuaja. Kur na pe ne italianët duke kënduar opera nga ballkonet tona, ju menduat “ah, këta janë italianët”. Por ne e dimë që ju do të këndoni këngë të këndshme për njëri-tjetrin gjithashtu. Dhe kur të shpërtheni së kënduari “Unë do të mbijetoj” nga dritaret tuaja, ne do t’ju shikojmë dhe do të tundim kokat, ashtu si njerëzit e Wuhan, të cilët kënduan nga dritaret e tyre në shkurt, e tundën kokën më pas, ndërsa na shikuan.
Shumë prej jush do të bien në gjumë, duke u zotuar se gjëja e parë që do të bëni sa më shpejt që të përfundojë bllokimi, janë procedurat për divorc. Shumë fëmijë do të ngjizen. Fëmijët tuaj do të shkollohen në internet. Do të jenë telashe të tmerrshme; ata do t’ju japin gëzim. Të moshuarit do t’ju binden si adoleshentë me vrap: ju do të duhet të luftoni me ta, në mënyrë që t’i ndaloni të dalin jashtë, të infektohen dhe të vdesin.
Do të përpiqeni të mos mendoni për vdekjet e vetmuara brenda urgjencave të spitaleve. Do të doni të mbuloni me petale trëndafili të gjitha hapat e punonjësve të mjekësisë. Do t’ju thuhet se shoqëria është e bashkuar në një përpjekje komunale, se të gjithë jeni në të njëjtën barkë. Do të jetë e vërtetë. Kjo përvojë do ta ndryshojë për mirë perceptimin për veten, si një pjesë individuale të një tërësie më të madhe.
Klasa shoqërore, megjithatë, do t’i bëjë të gjitha ndryshimet. Duke u mbyllur në një shtëpi me një kopsht të bukur, ose në një pallat të mbipopulluar, nuk do të jetë e njëjta gjë. Ashtu siç nuk është e njëjta gjë, që të vazhdoni të punoni nga shtëpia dhe ta shihni punën tuaj të zhduket. Ajo varkë në të cilën do të lundroni në mënyrë që të mposhtni epideminë, nuk do të duket njësoj për të gjithë dhe as nuk është e ndërtuar njëlloj për të gjithë: nuk ka qenë kurrë e tillë.
Në një moment, do e kuptoni që është e vështirë. Do të keni frikë. Do ta ndani frikën tuaj me të dashurit tuaj, ose do t’ia mbani vetes, në mënyrë që të mos i ngarkoni të tjerët gjithashtu. Do të hani përsëri.
Ne jemi në Itali, dhe kjo është ajo që dimë për të ardhmen tuaj. Eshtë thjesht një tregim i fatit tuaj të ardhshëm në një shkallë më të vogël. Ne jemi shikues fati me shumë rëndësi për ju. Nëse e hedhim shikimin drejt së ardhmes më të largët, të ardhmes që është e panjohur edhe për ne, edhe për ju, mund t’ju themi vetëm një gjë: kur të gjitha këto të mbarojnë, bota nuk do të jetë më e njëjtë!
Perktheu nga “The Guardian” per Javanews.al
Ardit Rada
Të fundit



Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40

