Flash News

KRYESORE

Liderët e BE shtyjnë diskutimet për zgjerimin në dhjetor 2019

Ndërsa samiti dyditor i Këshillit Evropian është drejt fundit pa një dakordësi mes liderëve të BE për nisjen e bisedimeve për zgjerim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, diskutimet pritet të shtyhen për në dhjetor 2019.

Gazetari Jacopo Barigazzi shkruan për politico se “udhëheqësit nuk do të kthehen të diskutojnë për zgjerimin sot, referuar dy diplomatëve, duke shtuar se 'Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk e ka parë të panevojshme të mos e provonte përsëri pas diskutimeve me tensione deri në mesnatën e mbrëmshme”.

Ai thotë se do të ketë një pikë në konkluzione, që pritet të sqarojë se udhëheqësit do t'i kthehen çështjes në dhjetor, shkruan gazetari Jacopo Barigazzi.

Presidenti i Këshillit Charles Michel ka thënë "ai është gati ta marrë përsipër" në dhjetor, tha një diplomat.

Të fundit