Flash News

KRYESORE

Lirohet polici i arrestuar në operacionin ‘Vol-vo 4’, pse gjykata i ndryshoi masën e sigurisë

Lirohet polici i arrestuar në operacionin ‘Vol-vo 4’, pse

Është liruar nga qelia e burgut Jasin Abdul, një nga efektivët e arrestuar në sajë të operacionit ‘Vol-vo 4’.

Gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’, në ‘arrest shtëpie’ për arsye shëndetësore.

Efektivi i Sarandës akuzohet për “shpërdorim të detyrës”.

Gjatë hetimit ai është përgjuar teksa komunikonte me disa persona që po përgatisnin një dërgesë droge drejt Greqisë.

Sipas prokurorisë, Abdul komunikonte vazhdimisht dhe i informonte për lëvizjet e policisë.

Të fundit