Flash News

KRYESORE

Lleshaj i shqetësuar për aksidentet: Së shpejti prezantojmë një paketë të plotë masash ligjore

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shpreh shqetësimin se si pasojë e aksidenteve vdesin më shumë njerëz se sa nga ngjarjet kriminale. Ai lajmëroi se në javët e ardhshme do të prezantohet një paketë e plotë me masa ligjore, administrative dhe operacionale për rritjen e sigurisë në rrugë. Lleshaj fton qytetarët që të bëjnë propozimet e tyre për të luftuar shtimin aksidenteve.

“Papërgjegjshmëria në qarkullimin rrugor po merr përgjigje të fortë nga Policia e Shtetit. Kjo qasje do të njohë intensifikim të mëtejshëm çdo ditë që vjen. Papërgjegjshmëria në rrugë vret më shumë njerëz sesa vetë krimi, ndaj të gjitha forcat duhet të bashkohen për të mbrojtur jetën njerëzore, përballë saj.

Në javët në vijim do të prezantohet një paketë e plotë masash ligjore, administrative, operacionale dhe teknike për më shumë siguri në rrugët tona. Të gjithë janë të ftuar për kontribut me ide, propozime dhe rekomandime në të gjitha këto fusha. Së shpejti do të ofrohen edhe mundësi teknike për qytetarët që duan të angazhohen në këtë proces shumë të rëndësishëm. 2020: Viti i Sigurisë Rrugore.”, shkroi Lleshaj në profilin e tij në Twitter.

Të fundit