Flash News

KRYESORE

Lojtari i Bayernit bën aksident me makinë, kosto 25 mijë euro

Lojtari i Bayernit bën aksident me makinë, kosto 25 mijë euro

Jerome Boateng sot ka pësuar një aksident në autostradën Mynih-Lajpcig, pasi po udhëtonte për të takuar djalin. Meqë në Gjermani qarkullimi me makina ndër qytete nuk është i ndaluar këto javë të pandemisë së koronavirusit, mbrojtësi i Bayern-it donte të takonte të birin, por rezultoi krejt i pafat.

Sipas mediave gjermane, ai ka humbur kontrollin e makinës dhe mjeti i tij është përplasur në barrierat mbrojtëse. Fatmirësisht, ish-kampioni i botës nuk ka asnjë problem shëndetësor pas aksidentit, por kostoja e rregullimit të makinës së tij shkon në 25 mijë euro.

Të fundit