Flash News

KRYESORE

Londra, qyteti që thith më shumë kokainë në Europë. Sa është konsumi dhe shpenzimet për drogë në disa prej kryeqyteteve kryesore të BE

Londra, qyteti që thith më shumë kokainë në

Më shumë kokainë konsumohet në Londër se sa në Amsterdam, Barcelonë dhe Berlinë sëbashku. Shuma e parave që shkon në tregun e drogës në Britaninë e Madhe është një miliardë paund çdo vit.

Sipas gazetës britanike ‘Metro’, më shumë se 500 mijë doza kokainë merren në Londër çdo 24 orë. Kjo është dyfishi i kokainës që konsumohet në çdo qytet tjetër të Evropës. Vlera e kësaj sasie që konsumohet brenda ditës është 2.75 milion paund.

Një studim i kryer nga Universiteti King College London testoi ujërat e zeza për benzoylecgonine - përbërësi i prodhuar kur trupi shpërbën ilaçin e Klasit A - zbuloi se Londinezët kolektivisht konsumonin mesatarisht 23 kg kokainë në ditë.

Mesatarisht banorët e Barcelonës konsumojnë 12.74 kilogram kokainë në ditë, në Amsterdam 4.62 kg (hollandezët konsumojnë më shumë drogëra të lehta, si kanabis, etj), ndërsa në Berlin 4.62 kg.

Të fundit