Flash News

KRYESORE

Luana Vjollca denoncon të riun nga Kosova, 28-vjeçari e përndjek prej 3 muajsh

Që prej 3 muajsh, Luana është përndjekur këmba-këmbës nga i riu 28-vjeçar nga Kosova.

“BalkanWeb” ka bërë me dije se i riu i identifikuar si A. Morina që prej shkurtit dhe deri para pak ditësh e ka përndjekur moderatoren në ambientet e punës në televizion dhe në banesën e saj private në zonën e Kodrës së Diellit duke tentuar pa reshtur që të komunikojë me të.

Mësohet se Luana Vjollca e ka denoncuar në polici fansin e saj. Ajo i është drejtuar komisariatit nr. 1 duke bërë kallëzim, por policia ende nuk ka mundur ta gjejë dhe shoqërojë të riun.

Të fundit