Flash News

KRYESORE

Lubonja: Regjime si i Edi Ramës nuk mund të largohen me forma demokratike

Lubonja: Regjime si i Edi Ramës nuk mund të largohen me forma

Analisti Fatos Lubonja, dukë komentuar zhvillimet e fundit, shprehet se politika dhe krimi janë bërë një. Në një prononcim për rubrikën ‘Opinion’ në News 24, ai thotë se “në këtë kuptim jemi në një regjim të krimit, regjimet vështirë se ndryshohen me forma demokratike, është kapur gjithçka nga një dorë”.

Por si e sheh analisti shtyrjen e zgjedhjeve me çdekretimin e tyre nga Presidenti, a është kjo në funksion të zgjidhjes së krizës?

“Është nevoja për një ndryshim radikal. Shtyrja e zgjedhjeve më duket sikur nuk do ketë sukses. Ka nevojë për një ndryshim radikal sa nuk e sjell dot dialogu me opozitën. Rama ka shkuar aq shumë larg me regjimin e tij, sa regjimi s’mund të largohet me dialog. Të gjitha pushtetet janë kapur nga një dorë e vetme, po tentohet të kapet edhe Presidenti.

Regjimet rrëzohem kurse krimi dhe korrupsioni luftohen. Regjimet rrëzohen nga populli, ndodh që rrëzohen edhe nga vetvetja, siç ndodhi me regjimin komunist, rrëzohen nga rinia që nuk pranon një situatë të tillë. Por, thelbi i asaj që them është se nuk duhet të presësh ndryshim nga ata që e kanë vënë regjimin”, shtoi analisti.

Të fundit